Shehi: Jam i pakënaqur, nuk ka gjëra “fushë me lule”
Trajneri i Kukësit Orges Shehi është shfaqur i pakënaqur me skuadrën e tij pas fitores 1-0 kundër Bylisit në “Elbasan Arena”. Trajneri durrsak u shpreh se ekipi duhet të mësojë të vuajë për të siguruar pikët.
“Jemi në situatë që na duhen pikët. Duhej të bënim më mirë. Duhet të dimë dhe të vuajmë. Nuk ka gjëra ‘fushë me lule’. Të shohim kundërshtarët. Unë mendoj që presioni i rezultatit na bën të mos gabojmë më. Jemi 9 pikë larg. Nuk mund të humbasim më. Shfrytëzuam kundërsulmin, sepse Bylisi është skuadër agresive. Dhe menduam t’i kapnim në befasi me kundërsulme.
Në tërësi, nuk jam i kënaqur. Obanori na ka krijuar shumë probleme mbrapa, nuk është aq e thjeshtë. U bëmë me 5 mbrojtësa pas. E kemi zgjidhur mirë me topat e gjatë. Patjetër që është e vështirë. Jemi ekip sulmues, por duhet të fokusohemi te mbrojtja. Është si llampa e kuqe, jeshile. Duhet të bazohemi te grupi. Pastaj, të shikojmë cilësitë individuale”, deklaroi trajneri i Kukësit.