Shehi këshillon sulmuesit: Duhet të jenë më ‘të poshtër’ para portës

Trajneri i Kukësit, Orges Shehi i është gëzuar fitores 2-1 në duelin e parë në Fier, por jo lojës së skuadrës së tij. Strategu i njohur ka theksuar se futbollistët duhet të jenë “më të poshtër” para portës.

“Rrezikuam shumë, duhej t’i shfrytëzonim më mirë rastet. Mund ta zgjidhnim më mirë, por rrezikuam. Kemi gabuar në pasime dhe duhej të qarkullonim më shumë topin. Na kënaq fitorja sepse po shkonim drejt barazimit.

Jam i kënaqur me Domin. I kam thënë se do jesh në vëzhgimin tim. Luajti për herë të parë. Edhe Krasniqi erdhi pas një dëmtimi të gjatë.

Realizmi i golave? Është një aspekt që duhet ta përmirësojmë. Para 3-4 ditësh e zgjidhnim mirë me Partizanin. U motivuam. Me këta kundërshtarët e lehtë im neglizhojmë. Rrezikuam. Duhet të jemi më të poshtër në kuptimin e mirë të fjalës para zonës”, u shpreh trajneri i Kukësit.

SHKARKO APP