Shehi: Laçi skuadër e fortë, të harrojmë humbjen ndaj Kastriotit
Tirana është një pikë larg titullit kampion. Pas humbjes me Kastriotin, kryesuesit e kampionatit do të kenë shansin për ta zyrtarizuar titullin në duelin ndaj vendit të dytë, Laçi. Kurbinasit ndërkohë duan pike për të siguruar një vend në zonën europiane.
“Laçi është një kundërshtar i fortë, vendi i dytë në kampionat. Duhet ta vlerësojmë këtë moment, skuadra është stërvitur mirë pas një ndeshje jo pozitive me Kastriotin.
Nuk është shumë problem se çdo skuadër ka organikën për të bërë rotacion, ne fokusohemi te ndeshja e nesërme para ndeshjes së mesjavës së ardhshme. Gjithnjë kërkojmë të bëjmë më të mirën dhe të jemi dominant. Futemi në fushë për të marrë pikët që na duhen.
Një autogol në sezonin e kaluar na nxori jashtë Europë me Laçin, por është diçka tjetër në këtë sezon. Ne shkojmë për të bërë më të mirën dhe për të kaluar ndeshjen ndaj Kastriotit”, tha Shehi.
KOHA JONË SONDAZH

