Shehi: Me Laçin sfidë e rëndësishme, si provim i radhës për ne!

Tirana do të ketë një sfidë delikate ndaj Laçit nesër në “Air Albania”. Kurbinasit po kalojnë një formë shumë të mirë në javët e fundit, por kjo nuk e tremb aspak trajnerin orges Shehi.

“Kampionati ka sfida të veçanta. Nesër është një duel që është ndeshja e radhës, përballë një kundërshtari që është më i afërti në klasifikim. Përballje të tilla kanë brenda emocionin dhe përqendrimin.

Në kampionat, presioni i rezultatit është i pranishëm në çdo ndeshje pavarësisht se në çfarë vendi të renditjes është kundërshtari. Kampionati është i gjatë, pas kësaj na presin dhe shumë sfida dhe nuk është një ndeshje vendimtare edhe kështu e tregon renditja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Laçi meriton respekt dhe është një ndeshje e rëndësishme. Ne do të futemi në fushë për të bërë më të mirën tonë. Çdo ndeshje është një provim dhe ky i nesërmi është provimi i radhës dhe në ndeshje të tilla kemi treguar që kemi qenë skuadër me mentalitetin e duhur për vazhdimësinë e kampionatit. Në përballjet direkte kemi fituar 2-0 dhe kemi humbur atje në minutë të fundit në Laç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo që duhet të bëjmë ne është që pas një takimi jo të mirë të rikthehemi te ajo që ne kemi bërë gjatë gjithë kësaj periudhe. Skuadra ka treguar që kanë qenë ‘JO’ përpara një jave dhe e rëndësishme është që të rikthehemi te performanca pozitive”, deklaroi Shehi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?