Shehi: Me Partizanin ishte ndeshje që përcaktonte rrugën tonë drejt titullit!

Trajneri i Kukësit, Orges Shehi nuk e ka fshehur gëzimin pas fitores kundër Partizanit. Strategu i njohur konfirmoi se nuk është dorëzuar ende në luftën për titull, kur kanë mbetur edhe 8 ndeshje nga fundi.

“Ishte fitore e rëndësishme. E kam thënë para takimit, është ndeshje që përcakton rrugën tonë drejt titullit. Mendoj se e kemi interpretuar mirë lojën dhe i shfrytëzuam mirë rastet që patëm.

Tirana? Duhet të fitojmë në fillim dhe pastaj të shikojmë kundërshtarin. Ne jemi të fokusuar te ndeshjet tona. Golin e pësuar pasi e kishim menduar të fituar me 0-3. Nuk duhet të ndodhemi se pastaj futesh në panik sepse kishte shumë minuta.

Skemat e lojës? Varet nga situata dhe kundërshtari. Në varësi të tij bëmë dhe zëvendësimet. 4-3-3 na përshtatet më mirë dhe shprehemi më mirë. Duhet të luajmë në ofensivë se kemi 10 finale. Por, kjo varet nga rivali. Mund t’i alternojmë Limën me Ethemin”, u shpreh Shehi.

SHKARKO APP