Shehi: Nuk mendoj për kontratën, merita e titullit është e djemëve

Orges Shehi ka festuar sot titullin e parë kampion me Tiranën, të parin në karrierën e tij si trajner. Strategu nuk ka preferuar që të flasë për të ardhmen.

“Merita u shkon çunave që kanë qenë të palodhur që nga vera, ndoshta me kanë duruar shumë se në kampionat kemi ndërruar skemë. Jam i nderuar që drejtoj në një klub të tillë dhe me këta lojtarë që janë ndër më të mirët që bëjnë frymën e grupit dhe është privilegj i madh që drejtoj këto futbollistë

Është e vërtetë që në tre ndeshjet e fundit nuk kemi qenë ku duhet, për shkak të shumë faktorëve. Donim sot të ishim protagonistë, ndaj një rivali historik edhe pse kishim vështirësi dhe mungesa. U munduam të luajmë në mënyrë tjetër dhe pastaj dëmtimi i Toshevskit na vështirësoi. Ndërruam modul, por ndonëse pësuam gol, luajtëm me të njëjtin ritëm e mobilizim pa vrarë mendjen. Një skuadër në disavantazh do forcë karakteri të vazhdojë me të njëjtin ritëm e të përmbysë rezultatin dhe të gëzojë me këtë titull kaq shumë tifozë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshuam duke futur Taulantin dhe Totre. I thashë që nuk e shoh parullën “No Totre, no party”, isha gati ta shkruaja vetë. Për fat ma kursyen tifozët se e vendosën ata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sezoni? Pasi ndërtuam grupin filluam duke luajtur mirë, por pas përfundimit të fazës u rritëm të gjithë me njëri-tjetrin dhe u lidhëm të gjithë. Ecuria e fazës së parë na dha shumë besim edhe pse kishim mungesa, skuadra po fitonte, pastaj ishte forca që e kuptuan se sa të fortë jemi edhe në vështirësi. Sepse kemi pasur të tilla. Këto vështirësi e kjo ecuri na rriti besimin më shumë dhe mendoj se ajo ka qenë pika e kthesës sidomos në fazën e dytë, aty besuam se vetëm ne mund ta humbnim.

Kontrata? Mendoj që është një temë që nuk më pëlqen ta diskutoj. Sigurisht ka kohë të mendojmë e reflektojmë unë, klubi e lojtarët e pastaj të shohim.

Ne trajtojmë të gjithë lojtarët njëlloj. Pastaj konfidencën që e ke me disa lojtarë ndoshta nuk e ke me tjetër. Limajn e kam marrë unë nga Kukësi, Totre të kupton sa hap gojën, me Taulantin jam lidhur se ka qenë edhe vitin e kaluar, Hoxhallari, Ilioni me Gentin kane qenë pjesë e stafit. Me këto kam pasur afrimitet me shumë, por jo duke i trajtuar me dy standarde. Standardi ka qenë i njëjtë, por afrimiteti ka qenë me këto lojtarë.

Më i gëzuar me titullin te Skënderbeu apo me Tiranën? Titulli i parë me Tiranën për arsyen shumë më të thjeshtë se kur je trajner përgjegjësia është e jotja, puna është trefish me e madhe. Kur je lojtar secili bën punën e vet dhe ky titull më ka shijuar shumë dhe është kënaqësi që nuk di ta përshkruaj me fjalë.

Dedikimi është për familjen time se i merr kohë kur je trajner. Mendimi shkon për bashkëshorten, fëmijët e mi, nënën time, pastaj te çunat, drejtuesit, klubi, sidomos te tifozët. Nuk ka qenë e lehtë për mua se kur je i ri, skepticizmi ka qenë i madh. Por e ke edhe sfidë me veten tënde, duke mos pasur asgjë, kontratë. Asgjë. Është kënaqësi e madhe të bëj tifozët për vete se fatkeqësisht unë nuk kam luajtur asnjëherë për këtë klub”, tha Shehi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?