Shehi: Renditja nuk ka rëndësi, derbi mund të vendoset nga episodet
Tirana dhe Partizani do të luajnë derbin mes tyre të shtunën, në një duel që pritet të dhurojë spektakël. Trajneri Orges Shehi në konferencën për mediat theksoi se në derbi nuk shihet renditja dhe se episodet mund të jenë vendimtare.
“Vetëm para dy ditësh luajtëm me Teutën dhe koha nuk është e mjaftueshme për të përgatitur një ndeshjen, por mendoj që nisemi në kushte të barabarta si ne dhe kundërshtari. Besoj se këto pak ditë që kemi do mundohemi që të përqendrohemi dhe të shpjegojmë atë që do bëjmë në fushë. Kalendari i tillë është.
Mendoj që pavarësisht se çfarë lojtarësh Partizani afron, gjithmonë është një skuadër me lojtar cilësorë. Mendoj që është e njëjta, por cilësia nuk ndryshon si e fazës së parë dhe e fazës së dytë. Derbi është derbi dhe pozicionet nuk kanë rëndësi. Unë mendoj që është një ndeshje që mund të vendoset nga episodet edhe si të tillë duhet ta vlerësojmë dhe interpretojmë.
Renditja nuk ka rëndësi, çdo skuadër ka pritshmëritë e veta dhe ne jemi të kënaqur me atë që kemi dhënë. Na presin dhe shumë javë dhe duhet të vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe objektivat janë shumë të qarta.
Unë mendoj që kemi bërë mirë, dy derbi i kemi fituar jo vetëm me Partizanin, por dhe me Dinamon. Kemi marrë atë që kemi dashur, e rëndësishme është që të kemi vazhdimësi pastaj statistikat janë bërë për tu thyer.
Rrezikshmëria në derbi është edhe kur kundërshtari vjen nga një performancë jo e mirë. Nga ne kërkohet vlerësimi maksimal, jemi në një kampionat që po shohim rezultate të çuditshme. Mendoj që rezultati i një jave më parë si për ne dhe për kundërshtarin, nuk vlen. Vlen vetëm performanca e nesërme”, tha Shehi.
KOHA JONË SONDAZH

