Shehi: S’duhet të biem pre e euforisë, Dinamo ka lojtarë që të bëjnë dëm

Tirana do të ketë 3 ndeshje radhazi ndaj Dinamos, dy në Kupë dhe një në Kampionat në fundjavë. Trajneri Orges Shehi në prag të duelit në Kupë ka kërkuar përqendrim maksimal nga futbollistët e tij.

“Dinamo ka histori dhe cilësi, ka lojtarë që mund të bëjnë dëm, kështu që ky derbi kërkon përqendrim maksimal nga ana jonë.

Merkato? Me merkaton merret klubi dhe nuk mundoj se është problem i madh, sepse tani nuk jemi në prag merkatoje. Është një problem që zgjidhet. Për mua problemi më i madh është dëmtimi i Ismajlgecit. Kemi mungesë Tolin dhe Ngoo për shkak kartonësh, ndaj mungesa e Ismailgecit na dëmton shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mendoj se ka vend për eufori sepse janë luajtur vetëm shtatë javë. Na presin edhe 29 të tjera plus ndeshjet e Kupës. Kurrsesi nuk duhet të biem pre e euforisë. Jemi me mendimin që po bëjmë paraqitje të mira dhe kështu duhet të vazhdojmë. Më pas ka edhe 29 javë dhe sigurisht që nuk ka vend për eurofi. Duhet të luajmë me impenjim dhe dëshirë maksimale, të shfaqim seriozitet në stërvitje dhe në fushë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhet të jemi me logjikë të qetë dhe pasi të përfundojmë këtë, do të fokusohemi te kampionati. Por është e rëndësishme që të vijojmë me këtë intensitet dhe këtë dëshirë gare.

Kalendari? Kemi pasur një ngjeshje kalendari dhe personalisht do të doja që ndeshjen e radhës në kampionat ta luanim të dielën, por nuk kemi çfarë bëjmë. Do të mundohemi të bëjmë ndonjë ndryshim, por pa prishur strukturën e skuadrës”, deklaroi strategu i bardhebluve.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?