Shehi: Synojmë majën, një lojtar si Seferi do të donte ta kishte çdo skuadër!

Tirana mori një fitore spektakolare 5-2 në “Air Albania” ndaj Apolonisë duke u ribërë pjesë e garës për titullin kampion. Trajneri i bardhebluve, Orges Shehi beson se skuadra e tij ka stofin e duhur për të pretenduar deri në fund triumfin.

“Ndeshjet e lehta në letër, bëhen shumë të vështirë. Apolonia është kundërshtar shumë i vështirë, ndeshjet e fundit ka humbur me rezultatet të ngushtë, iu ka marrë pikë shumë kundërshtare, kur shënuam golin e katërt të pestë u qetësuam. Kur luan i fundit ndjen edhe rezultatet e kundërshtarëve. Kjo ndeshje ishte detyrim për të fituar. Kundërshtari u mbrojt me shumë forca, më vjen mirë që ia dolëm, që shënuan lojtarët dhe për mënyrën si u shpreh skuadra.

Objektivi? Ne jemi brenda objektivave, do të synojmë majën. E kemi marrë skuadrën me 16 pikë objektivë, jemi 5 pikë mbrapa. Do të tentojmë me të gjitha mënyrat për tu ngjitur sa më lartë, duke pasur stofin e kampionit. Duhet të mendojmë ndeshjen e radhës për të menduar për objektivat madhore, për të cilat nuk heqim dorë. Unë mendoj që ajo skuadër që do ketë më shumë se të tjerët, do të jetë ajo që do të gabojë më pak. Kemi edhe 10 javë, na pret një ndeshje e vështirë në javën e ardhshme. Seferi? Taulanti na ndihmon shumë, vrapon ndihmon skuadrën. Një lojtarë si ai, do të doja ta kisha në çdo skuadër. Golin e Torasës ai e gatoi”, deklaroi Shehi.

SHKARKO APP