Shehi: Tirana pa presion ndaj Laçit, janë më të fortë se në fazën e parë

Tirana do të ketë një sfidë delikate nesër në fushën e Laçit në mesditë. Bardheblutë kryesojnë me 27 pikë pas javës së 12-të. Trajneri Orges Shehi foli për mediat rreth duelit ndaj bardhezinjve, duke vlerësuar forcën e kundërshtarit.

“Ndeshje me shkallë vështirësie të lartë, Laçi ka ekip të mirë, ka lojtarë cilësorë dhe në javët e fundit ka bërë shumë mirë. Gjendja e skuadrës është e mirë, jemi stërvitur me përqendrim shumë të madh. Nuk kemi rikuperuar Xhixhën dhe Përgjonin, të tjerët janë të gatshëm.

Nuk ndikohemi nga presioni, kundërshtarët kanë punën e tyre, por jemi të përqendruar vetëm te ajo që bëjmë ne. Në krahasim nga faza e parë, kemi bërë më mirë në 3 ndeshjet e para, kemi marrë 7 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Laçi është një rival i joni sa i përket cilësisë së skuadrës. Është me e lehtë të luash përballë rivalëve direkte, pasi ata luajnë futbollin e tyre. Problem do të jetë vetëm nëse nuk japim çfarë kemi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kundërshtari ka pikë më shumë në krahasim me fillimin e fazës së parë. Është ndeshje e vështirë, për shkak të cilësisë, ndryshimit dhe pikëve që ata kanë marrë. Nuk mendoj se duhet të kemi vetëkënaqësi, na presin shumë ndeshje. Është e vështirë të krijosh diktatin, por ne kemi bërë mirë. Nuk duhet të humbim asnjëherë përqendrimin dhe vlerësimin për kundërshtarin”, deklaroi Orges Shehi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?