Shehi: Tirana “treni i fundit” për titullin, Shkurtaj mungesë e madhe!

Trajneri i Kukësit, Orges Shehi në prag të duelit me Tiranën tregohet i drejtpërdrejtë, teksa sipas tij nuk bëhet fjalë për një ndeshje të radhë, por për “trenin e fundit” për titullin. Strategu i njohur foli për disa tema në konferencën e zakonshme për shtyp.

“Jemi të vetëdijshëm që është takimi më i rëndësishëm i joni. Luajmë përballë një kundërshtari që mendoj se nga pikëpamja dhe distanca e pikëve e shoh si ndeshjen tonë më të rëndësishëm për të qenë pranë objektivave. E kemi përgatitur maksimalisht dhe do të hedhim në fushë lojtarët që janë në gjendje për t’iu përshtatur kundërshtarit”.

Mungesa e Shkurtaj? Është një mungesë e rëndësishme, është pika jonë e referimit. Ju kam thënë edhe herë të tjera, është golashënuesi jonë kryesor, por futbolli i tillë është ka dhe dëmtime e duhet të shohim përpara”, u shpreh Shehi.

SHKARKO APP