Sheikët nga Arabia Saudite bëjnë gati 2 miliard euro për të blerë Juventusin
Aksionet e Juventusit po përjetojnë ditë entuziazmi në Bursën e Milanos, por pas rritjes së fortë të titullit fshihet një skenar financiar shumë më i gjerë. Pas tentativës së fundit për blerje nga kompania Tether, e cila u refuzua, emri i klubit bardhezi është rikthyer sërish në qendër të zërave për një ndryshim të mundshëm pronësie.
Këtë herë, sipas raportimeve të “Tuttosport”, interesimi vjen nga Arabia Saudite. Burime pranë mediave italiane flasin për një ofertë gjigante që mund t’i paraqitet Exor-it për blerjen e shumicës së aksioneve të Juventusit. Megjithatë, sinjalet që vijnë nga Torino dhe nga John Elkann janë të qarta: klubi nuk është në shitje.
Në vetëm shtatë ditë, aksioni i Juventusit është rritur me 28 për qind, duke kaluar nga 2,19 në 2,81 euro për aksion, ndërsa kapitalizimi i tregut ka arritur në 1,17 miliardë euro.
Zërat e fundit flasin për një ofertë të mundshme saudite rreth 2 miliardë euro, shifër që konsiderohet nga analistët si minimumi për të hapur bisedimet për kontrollin e klubit. Një shumë që do të tundonte shumë pronarë, por që për familjen Agnelli-Elkann duket se nuk mjafton për të hequr dorë nga “Zonja e Vjetër”.
KOHA JONË SONDAZH
Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?
Results
Vota totale: 12600

