Shënoi 4 gola ndaj Skënderbeut, Hoxhaj: Ndjesi e veçantë, kurrë se kisha menduar!

Ardit Hoxhaj ishte njeriu i ndeshjes në fitoren 5-1 që Vllaznia arriti në shtëpi ndaj Skënderbeut. Sulmuesi vlonjat arriti të realizonte 4 gola, teksa në prononcimin pas ndeshjes u shpreh se nuk e kishte menduar se do të shënonte ndonjëherë “poker”.

“Është një emocion shumë i madh. Nuk e kisha menduar asnjëherë që do të shënoja 4 gola, duke ditur që kampionati jonë është shumë i vështirë. Dua të falënderoj shokët e ekipit.

Do të më pëlqente më shumë të fitoja titullin kampion. Është ndjesi e veçantë. Nuk e kam menduar shumë golashënues. Jam munduar të bëj më mirë për ekipin. Nuk e kam objektiv të dal golashënues.

Topin e mora që ta firmosin të gjithë lojtarët. Kam pasur shumë luhatje në karrierë, sepse kam bërë zgjedhje të gabuara në karrierë. Sivjet zgjodha Vllazninë që të luajë dhe të konfirmoj një sezon të mirë, pse jo të transferohem jashtë. Transferimi te Vllaznia ishte i duhuri.

Konkurrenca është mjaft e fortë edhe më këtë grup lojtarësh. Nuk mendoj se do të bëjnë shumë afrime për të prishur grupin në janar. Mendoj se do të bëjnë një merkato të kujdesshme”, u shpreh Hoxhaj.

SHKARKO APP