Shënoi dje në Holandë, por VAR i anuloi golin Brojës për një arsye (VIDEO)

Armando Broja arriti që të gjente golin në Holandë, por për fatin e tij të keq VAR ja prishi festën. Sulmuesi i Kombëtares realizoi kundër Excelsior, por më pas u anulua.

Një nga futbollistët e Vitesse e kishte nisur aksionin nga një faull me topin në lëvizje. Trajneri Thomas Letsch doli i pakënaqur nga ky vendim:  “Në atë fushë ku po luanim, topi kishte mundësi që të mos pushonte fare së rrotulluari”.

Fatmirësisht Vitesse fitoi dhe u kualifikuar, ndryshe deklaratat do të ishin më të ashpra. Ndeshja u mbyll me triumfin 0-1 të skuadrës së Brojës, pasi një goli të Openda në minutën e 90-të.

 

SHKARKO APP