Shënoi golin e fitores në finalen e Champions, ylli i Bayernit nis karantinën

Sezoni i fundit ishte spektakolar për Bayern Munchen dhe tifozët e shumtë të rekordmenëve gjermanë. Tre trofe të fituar: kampionati, Kupa e Gjermanisë dhe në fund kompeticioni më i rëndësishëm, Champions League.

1-0 fituan djemtë e Flick në finalen e madhe të Lisbonës ndaj PSG-së, takim që u vendos nga rrjeta e Kingsley Coman në minutat e para të pjesës së dytë. Goli më i rëndësishëm në karrierë për sulmuesin e majtë, i cili është izoluar dhe ka nisur karantinën.

24-vjeçari ka qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Në Gjermani nuk i lënë asgjë rastësisë, teksa kanë urdhëruar francezin të mos paraqitet në stërvitje dhe të nisë karantinën.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?