Shënoi golin e vetëm me Kosovën, Nuhiu merr dy dënime të njëpasnjëshme
Lajme aspak të mira për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu.
“Bomberi” që shënoi golin e vetëm në dy ndeshjet e fundit eliminatore të Euro 2020, pikërisht atë në humbje 2-1 ndaj Republikës Çeke është gjobitur me 660 paund si dhe 6 muaj heqje të patentës.
Shkak është bërë lëvizja dhe drejtimi i makinës duke përdorur telefonin.
“Atdhe Nuhiu: 30 vjeç, nga Riverdale Road, Fulëood, duke drejtuar makinën ka përdorur telefonin celular duke e mbajtur në duar. Dënohet me 660 paund gjobë dhe i skualifikohet mbajtja e patentës së shoferit për 6 muajt e ardhshëm”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Kujtojmë që Nuhiu aktivizohet në Ligën e dytë të futbollit anglez, në Championship me ekipin e Sheffield Wednesday.