Shënoi në fundjavë, Rangers merr vendimin befasues për Bajramin

Rangers ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen e “Play Off”-it të Champions League kundër Club Brugge dhe mungesa e Nedim Bajramit ka shkaktuar diskutime të shumta në Skoci.

Ylli i Kombëtares shqiptare, i cili vetëm pak ditë më parë shkëlqeu në Kupë me një supergol që bëri xhiron e rrjeteve sociale, nuk është përfshirë në skuadër nga trajneri, duke hapur dyshime mbi të ardhmen e tij.

Në mediat lokale ka nisur menjëherë debati: për disa bëhet fjalë për një zgjedhje thjesht teknike, ndërsa të tjerë e shohin si një sinjal se Bajrami nuk është më pjesë e planeve afatgjata të Rangers. Megjithatë, klubi nuk ka dhënë asnjë qëndrim zyrtar mbi këtë vendim, ndërsa burime pranë stafit teknik këmbëngulin se bëhet fjalë vetëm për një zgjedhje taktike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bajrami, i transferuar me pritshmëri të larta për të ndihmuar klubin në garat vendase dhe evropiane, mbetet nën kontratë me Rangers, por e ardhmja e tij është tashmë një çështje që pritet të sqarohet në ditët në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?