Shënoi tjetër gol në Turqi, Muçi: Ja sekreti i formës së mirë te Trabzonspori

Ernest Muçi ka folur pas fitores 3-0 të Trabzonsporit ndaj Fethiyesporit, duke analizuar paraqitjen e skuadrës dhe formën e tij personale. Sulmuesi shqiptar pranoi se ekipi e nisi ndeshjen me ritëm të ulët, por ndryshoi fytyrë në pjesën e dytë.

“Ndeshjen e nisëm disi ngadalë, nuk e di saktësisht pse. Në pjesën e dytë morëm kontrollin e lojës, rritëm presionin dhe gjetëm golin. Deri sa të shënosh golin e parë, ndeshjet janë gjithmonë të vështira, më pas gjithçka bëhet më e lehtë”, u shpreh Muçi.

Futbollisti kuqezi theksoi gjithashtu kënaqësinë për fitoren dhe paraqitjen e tij, duke vlerësuar mbështetjen e trajnerit Fatih Tekke.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam shumë i lumtur që fituam dhe jam i kënaqur edhe me performancën time. Kur gjërat shkojnë mirë për ekipin dhe për mua personalisht, ndihesh shumë mirë. Roli i trajnerit tim është shumë i madh, besimi që ai ka tek unë dhe mbështetja e skuadrës kanë qenë vendimtare për formën time”, përfundoi Muçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?