Shënoi tripletën e parë në Seria A, Ronaldo: Shpresoj që Interi të humbasë ndaj Napolit!

Cristiano Ronaldo zhvilloi një ndeshje fantastike në fitoren 4-0 ndaj Cagliarit. Për portugezin ishte tripleta e parë në Seria A, por në intervistën e dhënë për “Sky Sport” pas ndeshjes, ai vë mbi gjithçka ekipin.

“Gjëja më e rëndësishme është skuadra, kemi luajtur shumë mirë. Sigurisht që është kënaqësi që të shënosh, por gjëja më e rëndësishme është fitorja dhe që të mbajmë nën presion Interin.

Puna e mirë e mbrojtjes? Jemi duke u përmirësuar ndeshjes as ndeshjes, jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm dhe mesfushë. Duhet të përmirësohemi në çdo aspekt, jo vetëm në një.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do ta shohësh Napoli-Inter? Nuk e di, por sigurisht që shpresoj që Interi të humbasë. Do të ishte gjëja më e mirë për ne. Jemi të qetë dhe mendojmë vetëm për punën tonë”, deklaroi Ronaldo. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?