Sherr i shëmtuar pas ndeshjes, trajneri i Kastriotit godet me shqelm lojtarin e Skënderbeut (VIDEO)

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Kastriotit u mbyll mes tensionit pas suksesit të korçarëve. Trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, goditi me shqelm futbollistin e Skënderbeut, Leonat Vitija.

Fillimisht mbrojtësi i vendasve u konfliktua me Grecën, me të cilin kishin pasur përplasje edhe gjatë ndeshjes. Por pastaj Ndreu u afrua dhe goditi me shqelm lojtarin e korçarëve.

Ai u ndal nga vetë gjyqtari i takimit,  Klodian Shahini, i cili e kapi nga krahët trajnerin për ta nxjerrë jashtë fushës së dhomës. Një skenë e pazakontë, që me siguri do të përfundojë edhe në Komisionet Disiplinore që mund të japin një dënim shembullor për protagonistët e sherrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?