Sherr masiv dhe grushte mes tifozëve pas finales së boksit

Një sherr masiv është regjistruar në finalen e kampionatit shqiptar të boksit. Pas ndeshjes së boksit mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, tifozë e boksierë të të dy ekipeve, kanë zbritur në parket dhe janë përplasur fizikisht mes tyre siç edhe shihet nga pamjet filmike.

Ndeshja u fitua nga Arjon Kajoshi i Vllaznisë, por tifozët, trajnerët dhe boksierët e Tiranës nuk ishin dakord duke shkaktuar tension pas takimet që u pasua me këtë përleshje.

Policia ka shoqëruar disa persona ndërkohë që priten edhe masa të rrepta ndëshkimore nga Federata.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?