Sherr masiv me grushte mes dy ekipeve gjatë një ndeshje bejsbolli në SHBA (VIDEO)
Episodet e dhunës nuk ndodhin vetëm në futboll. Në një duel bejsbolli në Amerikë, lojtarët e të dyja skuadrave janë përfshirë në sherr masiv mes tyre.
Incidenti i rëndë u shënua gjatë ndeshjes së Major League mes Seattle Mariners dhe Los Angeles Angels, ku takimi u ndërpre dy herë pasi lojtarët u përplasën dhunshëm, në një sherr që mezi u ndalua nga organizatorët.
Disa prej lojtarëve u përjashtuan si shkaktarë të dhunës, ndërkohë që rifilimi i duelit u shty për disa minuta.

KOHA JONË SONDAZH

