Sherr masiv mes shqiptarëve dhe rumunëve në “Camp Nou” (VIDEO)
Një sherr i bujshëm ka ndodhur në Camp Nou ditën e djeshme. Këtë herë protagonistë nuk janë futbollistët, por rreth njëzet punëtorë që po rinovojnë stadiumin e Barcelonës.
Nuk dihen arsyet e përplasjeve, ajo që dihet është se 6 persona kanë mbetur të plagosur dhe ka qenë e nevojshme ndërhyrja e policisë për qetësimin e situatës.
Sipas El Pais, oficerët morën një telefonatë në orën 14:30 duke i njoftuar për përleshjen e madhe. Disa makina të policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë identifikuar punëtorët e përfshirë.
Shumica vijnë nga Shqipëria dhe Rumania dhe janë punësuar nga një kompani nënkontraktuese. Menaxheri, pasi ka verifikuar sjelljen e punëtorëve, ka shkarkuar të gjithë personat e përfshirë, por askush nuk është arrestuar.
Lo de los albaneses y rumanos dándose de hostias en el Camp Nou es humor fino pic.twitter.com/1bues0mCyA
— Manu. (@GxlDePaulinho) October 11, 2024
KOHA JONË SONDAZH

