Sherr masiv në dhomat e zhveshjes mes lojtarëve të Ateticos dhe City, ndërhyri dhe policia (VIDEO)
Duelit mes Atletico Madrid dhe Manchester City u shoqërua edhe me përplasje të shumta mes futbollistëve në fundin e ndeshjes, teksa protagonist i madh ishte Savic nga Los Colchoneros.
Futbollisti serb u përfshi në përplasje thuajse fizike me disa prej lojtarëve, teksa kapi prej flokësh edhe Grealish. Pikërisht me futbollistin anglez pati një sherr masiv në tunelin që të dërgon në dhomat e zhveshjeve.
Në sherr u përfshinë edhe disa futbollistë të tjerë, teksa është dashur edhe ndërhyrja e policisë për të qetësuar disi situatën. /R.Lika-Koha Jonë/


KOHA JONË SONDAZH

