Sherr mes tifozëve të Interit dhe Atalantës, humb jetën 26-vjeçari
Një sherr mes tifozëve të Interit dhe Atalantës, i ka marrë jetën një 26-vjeçari në Bergamo.
Tifozi, pjesë e ultrasve të Atalantës, u godit me thikë në afërsi të stadiumit “Geëiss” dhe si pasojë ndërroi jetë.
Vrasësi thuhet se është një 19-vjeçar, tifoz i Interit, i cili është vetëdorëzuar në polici. Ai tha se veprimin e bëri për të mbrojtur vëllain e tij, të përfshirë në sherr.
Sipas dëshmitarëve në sherr ishin të përfshirë rreth 10 të rinj, ndërsa kishin parë shufra hekuri dhe shkopinj.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë, që i mori jetën 26-vjeçarit.
KOHA JONË SONDAZH

