Sherr në Tiranë, 34-vjeçari hipën mbi makinën e një personi dhe qëllon me sende të forta

Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti. Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Konferenca e Pezës”, tek “Ish Qyteti i Nxënësve” dy shtetas po konfliktoheshin, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Sherbimet e Policisë, falë ndërhyrjes në kohë kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ku shtetasi R.S, kishte hipur mbi mjetin e shtetasit K.B, të cilin ja kishte thyer dhe po e kërcënonte si dhe po tentonte ta qëllonte me sende të forta, por është vënë në pranga nga Policia.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R.S, duke lëvizur me një monopatinë është trembur nga mjeti me drejtues K.B, i cili po lëvizte në të njëjtin drejtim me këtë shtetas. Më pas shtetasi R.S., e ka goditur me grushta si dhe i ka dëmtuar mjetin me sende të forta shtetasit K.B.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.S., 34 vjeç, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me dashje‘’,’’ Plagosje e lehtë me dashje’’ dhe ‘’Kanosja” . Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?