Sherr për shezlonet në Shëngjin, punonjësi godet me lopat pronarin
Një sherr për shezlonet ka ndodhur në plazhin e Shëngjinit. P.Deda, punonjës, ka qëlluar me lopatë pas koke pronarin e një subjekti pranë çadrave, i identifikuar deri më tani si A.Marku.
Ky i fundit ka marrë dëmtime të rënda dhe fillimisht është dërguar në spitalin e Lezhës, por, pasi ka marrë ndihmën e parë, është nisur për trajtim më të specializuar. Ai është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Një grup hetimor p punon për zbardhjen e rerthanave dhe shkakut të ngjarjes. P.Deda është shpallur në kërkim nga policia.
KOHA JONË SONDAZH

