Sherri Bylis-Laçi, Nwabueze dhe Carkanji në dorë të disiplinës
Komisioni i Disiplinës do të vendosë këtë javë për dhunën e shkaktuar në ndeshjen e javës së 19-të në stadiumin e Ballshit mes Bylisit dhe Laçit.
Sulmuesi i kurbinasve, Kyrian Nwabueze dhe futbollisti i Bylisit, Xhoi Carkanji rrezikojnë më shumë, për shkak se ishin dy futbollistët që u ndëshkuan me karton të kuq. Rregullorja e Federatës Shqiptare parashikon disa raste të dhunës gjatë një ndeshje, por gjithçka do të vendoset nga relacioni që është paraqitur nga zyrtarët e ndeshjes.
Në nenin 47 pika 3 theksohet se një futbollist i cili shkakton akte dhune, duke dëmtuar kundërshtarin mund të dënohet me minimumi pesë ndeshje pezullim. Në varësi të interpretimit që do i bëhet relacionit të paraqitur nga delegati i ndeshjes, nuk përjashtohet mundësia e një dënimi më të rëndë.