Sherri masiv në NBA që po bën xhiron e botës, nuk mungojnë grushtet (VIDEO)

Një incident i rëndë ka ndodhur në përballjen e NBA mes Charlotte Hornets dhe Detroit Pistons, kur ndeshja u shndërrua në një përplasje fizike në fund të çerekut të tretë.

Takimi, i zhvilluar në “Spectrum Center” në Charlotte, ishte në favor të Pistons (70-62) kur mbeteshin pak më shumë se shtatë minuta nga perioda e tretë. Gjithçka nisi pas një depërtimi të fortë drejt koshit nga Jalen Duren, i cili u ndal me faull nga Moussa Diabaté. Kontakti ndezi menjëherë tensionet mes lojtarëve.

Situata doli jashtë kontrollit kur në konflikt u përfshinë edhe emra të tjerë. Miles Bridges goditi me grusht Durenin, i cili reagoi menjëherë. Ndërkohë, Isaiah Steëart, edhe pse ndodhej në stol në atë moment, u fut me shpejtësi në parket për t’u përfshirë në përplasje, duke synuar Bridgesin. Brenda pak sekondash, parketi i basketbollit u kthye në skenë sherri, me grushte dhe shtyrje mes lojtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stafet teknike dhe sigurimi ndërhynë për të qetësuar situatën dhe për të ndarë lojtarët. Pas rivendosjes së rendit, arbitrat vendosën të përjashtojnë katër basketbollistë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Jalen Duren (Detroit Pistons)

Isaiah Stewart (Detroit Pistons)

Moussa Diabaté (Charlotte Hornets)

Miles Bridges (Charlotte Hornets)

Liga pritet ta shqyrtojë me kujdes incidentin, me vëmendje të veçantë ndaj Stewart, i cili la stolin për t’u përfshirë në sherr, një veprim që zakonisht ndëshkohet rëndë nga NBA.

Pistons & Hornets GOT INTO IT IN A HUGE BRAWL 😳

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?