Sherri me Miralem Pjanic? Reagon Maurizio Sarri

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka reaguar rreth thashethemeve të fundit në lidhje me incidentin në stërvitjen e sotme me mesfushorin Miralem Pjanic.

Mediat italiane raportuan se Sarri e përzuri nga stërvitja boshnjakun, por mesa duket nuk qenka e vërtetë.

I intervistuar nga Sky Sport, në prag të ndeshjes së kampionatit me Bolognan, trajneri i Juventusit mohoi kategorikisht këtë lajm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sarri u shpreh:

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo e grindjes sonë është një shaka e madhe. Pjanic është ndër tre lojtarët që unë kam përdorur më shumë, ai është një futbollist, të cilit i qëndroj shumë afër dhe kujt duhet t’i referohem, sepse ai ka një rol shumë të rëndësishëm në mesfushën tonë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?