Sherri ndal Milanin, barazim spektakolar në Sardenjë
Milani bën një tjetër ndalesë në Seria A, pasi nuk mundi që të dilte me 3 pikë nga transferua ndaj Cagliarit. Një barazim 3-3 kundër skuadrës së Alen Sherrit, që e nisi ndeshjen për herë të parë si titullar në kampionat.
Zortea zhbllokoi ndeshjen që në minutën e dytë, por Milani do të përmbyste gjithçka me dy gola të Leao. Zappa më pas do të barazone në pjesën e dytë, por ekipi i Fonseca-s u rikthye në avantazh falë një goli të Abraham.
Në minutat e fundit, Zappa shënoi një gol spektakolar, duke shpërblyer një ndeshje ku vendasit krijuan shumë raste. /R.Lika-Koha Jonë/