Sherri në fundin e ndeshjes, Luis Enrique rrezikon 3 ndeshje pezullim

Finalja e tensionuar mes Chelsea dhe PSG ka përfunduar me një incident të bujshëm, ku në qendër të vëmendjes ishte trajneri i parisienëve, Luis Enrique. Pamjet filmike tregojnë momentin kur tekniku spanjoll i godet me dorë sulmuesin Joao Pedro, i cili ishte një nga protagonistët e mbrëmjes.

Gazeta franceze L’Équipe e cilësoi reagimin e Enrique si “befasuese dhe sureale”, duke shtuar se trajneri është “i lodhur dhe i shteruar mendërisht pas një sezoni të vështirë”. Një analizë që disa analistë sportivë e kanë konsideruar tepër e butë ndaj spanjollit.

Luis Enrique zgjodhi të mos e komentojë incidentin në konferencën për shtyp pas ndeshjes, por sipas burimeve nga DAZN, ai është shprehur pranë ndihmësve të tij në vijën anësore: “Jam budalla. Ai qëndron i palëvizur dhe më shtyn, unë e prek dhe ai bie përtokë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani gjithçka është në dorën e FIFA-s, e cila pritet të hapë një procedurë disiplinore ndaj trajnerit. Mundo Deportivo raporton se vendimtare do të jetë raporti i hartuar nga koordinatori i ndeshjes, i caktuar nga instanca më e lartë e futbollit botëror.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse zbatohet rregullorja e FIFA-s dhe Kodi Disiplinor përkatës, Luis Enrique mund të përballet me një pezullim prej tre ndeshjesh. Megjithatë, një sanksion i tillë nuk do të zbatohet në kompeticionet e tjera përveç atyre që organizohen nga FIFA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?