Sherri në fundin e ndeshjes ndaj Marseille, zbulohet dënimi për Neymarin
onNeymar është pezulluar me dy ndeshje për përleshjen në fund të ndeshjes së Ligue 1, midis PSG dhe Marseille. Braziliani ishte një nga pesë lojtarët e përfshirë në sherrin masiv të minutës së fundit të sfidës në “Parc des Princes”, kur goditi Alvaro Gonzalez në pjesën e pasme të kokës.
Më herët kishte pasur disa incidente me mbrojtësin spanjoll, gjatë lojës. Neymar, gjithashtu, ka edhe një ndeshje të tretë si dënim me kusht. Edhe Leandro Paredes ka marrë të njëjtin dënim (3 ndeshje).
Më i ndëshkuari ka rezultuar mbrojtësi i PSG-së, Layvin Kurzaëa, 6 ndeshje, pasi goditi Jordan Amavi, i cili është pezulluar me 3 ndeshje, sa shoku i ekipit, Dario Benedetto.