Shifrat e frikshme/ Ramsey i ka kushtuar Juventusit më shumë se Ronaldo!
Aaron Ramsey i ka kushtuar më shumë se Cristiano Ronaldo Juventusit. Mesfushori uellsian është aktivizuar shumë pak nga trajneri Allegri edhe kur nuk ka qenë i dëmtuar.
Kjo ka bërë që kostoja për minutë është më e lartë se ajo që bardhezinjtë kanë paguar për sulmuesin portugez. CR7 luajti 11507 minuta me Juventusin në vitin 2021 dhe kostoja e tij për minutë ka qenë 7821 euro.
Kostoja e Ramsey është më e lartë, 8928 euro për minutë. Në gjithë vitin 2021 ai ka luajtur me Juventusin vetëm 840 minuta, ndërsa me Uellsin 778 minuta.
KOHA JONË SONDAZH

