Shihet si pasues i Ancelottit, por Alonso rinovon me “aspirinat”

Xabi Alonso do vijojë të mbetet në krye të stolit të Bayer Leverkusen pas një sezoni shumë pozitiv. Klubi i “Aspirinave” ka zgjatur bashkëpunimin me të.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Bayer Leverkusen përmes një postimi në rrjetet sociale ku komunikohet rinovimi i 41-vjeçarit. Alonso ka firmosur me klubin një kontratë që do ta mbajë të lidhur deri në vitin 2026.

Ish-futbollisti i Real Madridit mori drejtimin e “aspirinave” në tetor të vitit të kaluar dhe më pas i çoi ata në gjysmëfinale të Europa League, po ashtu i ngjiti në vendin e 6-të në renditjen e Bundesligës. Në Spanjë e kanë cilësuar si pasuesin e Ancelotti, i cili vitin e ardhshëm pritet të marrë drejtimin e Brazilit.

SHKARKO APP