“Shiriti i Ylberit” në Kupën e Botës, Anglia dhe Gjermania heqin dorë

Organizimi i Kupës së Botës nga Katari po shoqërohet me shumë polemika. Në vendit aziatik, janë të papranueshme shfaqjet e dashurisë në publik, aq më tepër nëse bëhet fjalë për persona të të njëjtit seks (homoseksuale).

Në shenjë proteste, tetë skuadra evropiane pjesëmarrëse në Kupën e Botës kishin vendosur të mbanin një byzylyk shumëngjyrësh në shenjë mbështetjeje dhe përkushtimi për të promovuar të drejtat e komunitetit LGBT dhe të gjithë njerëzve, pavarësisht nga orientimi i tyre seksual.

Në një deklaratë të përbashkët, Anglia, Uellsi, Belgjika, Danimarka, Gjermania, Holanda dhe Zvicra në fakt kanë njoftuar se nuk do ta mbajnë “Shiritin e Ylberit” gjatë Kupës së Botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një vendim i marrë për shkak të qëndrimit të ashpër të FIFA-s, që kishte kërcënuar se do të ndëshkonte të gjithë ata që nuk do ta respektonin rregulloren.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?