Shkaktoi penalltinë ndaj Juves, Calabria: Lë pafund dyshime!
“Krenar për Milanin tim. Krenar për ndeshjen time të 100 si kuqezi. I trishtuar për një episod, që pas shumë orësh, lë pafund dyshime. Do të luftojmë deri në fund për të shkuar në finale”, kështu është shprehur Davide Calabria një ditë pas gjysmëfinales ndaj Juventusit.
Mbrojtësi i krahut të djathtë u bë protagonist në fundin e ndeshjes duke shkaktuar penallti pas një prekje të topit me dorë. Calabria e preku topin me dorë pas një goditje të Ronaldos me një veprim akrobatik brenda zonës.
Gjyqtari akordoi 11-metërsh pasi pa pamjet me VAR, por kuqezinjtë protestuan ashpër, pasi sipas tyre prekja ishte e pavullnetshme.