Shkarkimi i Contes i ka kushtuar Chelsea-t mbi 30 milionë euro

Shkarkimi i Antonio Contes i ka kushtuar Chelsea-t rreth 31.2 milionë euro. Sipas mediave britanike, në bilancin e klubit londinez më 30 qershor 2019, është përfshirë edhe kostoja e shkarkimit të trajnerit në verën e vitit 2018. Një shifër e frikshme, duket bërë që Chelsea të arrijë në 90 milionë euro si kompensim për trajnerët e shkarkuar nga Abramovich nga 2004 deri më sot.

Shifra e shkarkimit të trajnerit italian dhe stafit të tij ka arritur koston e 26.6 milionë sterlinave. Pavarësisht se klubi londinez fitoi Premier League dhe një FA Cup në dy sezone, martesa e tij me Blutë e Londrës u mbyllë në mënyrën më të keqe të mundshme, teksa palët përfunduan në gjyq.

Chelsea pretendonte se trajneri ishte përgjegjës për largimin e Diego Costës pas një sms te Contes, ndërkohë që çështja u fitua në fund nga trajneri italian. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP