Shkarkimi i mundshëm nga Liverpooli, flet Slot: Nuk jam i shqetësuar!

Kriza e Liverpoolit po thellohet dita-ditës. Pas humbjes së rëndë 3–0 ndaj Nottingham Forest në kampionat, “The Reds” u tronditën sërish, këtë herë në Champions League dhe madje në Anfield, ku u mposhtën 1–4 nga PSV-ja. Rezultatet e fundit kanë vënë nën presion të madh trajnerin Arne Slot, ndërsa pozita e tij në stol ka nisur të lëkundet.

Megjithatë, tekniku holandez tregohet i qetë dhe nuk i kushton rëndësi zërave për shkarkim.

“Nuk jam i shqetësuar. Jam i fokusuar te puna ime, jo te pozita ime. E di që duhet të bëjmë më mirë, si unë ashtu edhe ekipi”, u shpreh ai pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Slot foli edhe për marrëdhënien me drejtuesit e klubit, duke theksuar se komunikimi është i vazhdueshëm dhe i natyrshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Flas shpesh me drejtuesit e Liverpoolit, diskutojmë rregullisht, por jo çdo minutë për të më përsëritur besimin e tyre. Kemi biseda normale dhe unë e ndiej mbështetjen e tyre”, tha ai.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?