Shkarkimi i padrejtë, ish-drejtori sportiv fiton 5 milionë euro në gjyqin ndaj Romës

Roma shkarkoi Drejtorin Sportiv, Gianluca Petrachi vitin e kaluar me pretendimin se kishte menaxhuar keq grupin dhe kishte bërë deklarata publike që kritikonin mënyrën e operimit të skuadrës dhe ofendonin shoqërinë.

Megjithatë nuk mendon njësoj Gjykata e Romës, që vendosi ta quajë të padrejtë shkarkimin e Petrachit dhe të detyrojë klubin verdhekuq t’i shlyejë të gjitha detyrimet kontraktuale me ish drejtorin sportiv.

Bëhet fjalë për një shifër prej 5 milionë eurosh që Petrachi duhej të merrte deri në fund të kontratës, të cilave u shtohen edhe 100 mijë euro të vendosura nga gjykata për dëmtim imazhi dhe përballim të shpenzimeve gjyqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?