Shkeli padashje kundërshtarin, Ivan Balliu ndëshkohet me karton të kuq (VIDEO)
Ivan Balliu është ndëshkuar për herë të parë në këtë sezon me karton të kuq. Mbrojtësi i krahut të djathtë kreu një ndërhyrje të rëndë në minutën e 88-të, pas një shpërthimi deri në fundore, kur ekipi i tij po kërkonte me ngulm golin e barazimit.
Futbollisti i Kombëtares Shqiptare nuk ishte dakord me vendimin e kryesorit, por vendimi ishte i pakthyeshëm dhe lojtari i formuar në akademinë e Barcelonës ishte i detyruar që të linte fushën.
Goli i shënuar nga Joselu në minutën e 64-ën i dha fitoren Alavesit pas katër humbjeve radhazi në La Liga. Rayo Vallecano, pas kësaj humbjeje, mbetet në vendin e 14-të me 34 pikë.
Expulsión de Balliu, jugador del Rayo. El jugador del Alavés le hace falta, le suelta una patada a la altura de la rodilla y el jugador del Rayo intentando mantener el equilibrio pisa sin querer el tobillo. El arbitro qué tipo de LSD fuma? 😐 pic.twitter.com/CVpsVRA1Hq
— Aritz (@Aritz_NZ) April 16, 2022
KOHA JONË SONDAZH

