Shkëlqeu me Finlandën, ekipi nga Serie A kërkon Rashicën
Napoli po synon që ta transferojë Milot Rashicën, i cili shkëlqeu me Finlandën, në afatin kalimtar të janarit 2017.
E ardhmja e Milot Rashicës është padyshim në një prej skuadrave të mëdha europiane dhe paraqitja e mbrëmshme ndaj Finlandës e ka përforcuar një ide të tillë.
Sipas mediave italiane, Napoli është bërë gati të hidhet në sulm për të blerë kartonin e mesfushorit nga Vushtrria në afatin kalimtar të janarit.
Gazeta “Il Matino” raporton se vëzhguesit e skuadrës italiane janë shpërndarë këtë javë në Evropë për të parë nga afër talente të rinj të kombëtareve te ndryshme. Një prej tyre ishte edhe Rashica i cili ka shkëlqyer me fanellën e Kosovës ndaj Finlandës.
Kaq ka mjaftuar që drejtuesit e Napolit, të cilët e ndjekin prej disa muajsh mesfushorin e talentuar, të planifikojnë bisedime me Vitesen për transferimin e ish anëtarit të Vushtrriës
Kartoni i Rashicës vlerësohej 5 milionë euro, por kjo vlerë mund të rritet nëse ai përsërit paraqitje të tilla.
KOHA JONË SONDAZH

