Shkëlqeu ndaj City-it, tifozët e Evertonit e duan Brojën titullar: Ka shumë kualitet!

Shkëlqeu ndaj City-it, tifozët e Evertonit e duan Brojën titullar: Ka shumë kualitet!

Manchester City nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Everton-it në shtëpi. Një tjetër rezultat zhgënjyes nga skuadra e Guardiola-s, që nuk po i jep dot fund krizës. Në këtë takim u aktivizua nga stoli edhe sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja. I futur në minutën e 70-të, shqiptari u bë protagonist në dy-tre aksione shumë të mira. Në një moment detyroi Foden që ta mbante nga pas dhe ku aksioni bëri xhiron e botës.

Tifozët në mediat sociale të gjithë njëzëri kanë shprehur dëshirën që në ndeshjen tjetër ai të jetë në fushë nga minuta e parë.

“Broja ka cilësi, meriton ta nisë nga fillimi të dielën”, ishte komenti i një tifozi. Një tjetër ndërkohë shtoi: “Broja duhet të jetë titullar në çdo ndeshje, nuk ka nevojë për debate. Është një futbollist krijues dhe do vijojë të përmirësohet.

Kujtojmë që sulmuesi shqiptar luan në formë huazimi te Evertoni, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që në ndeshjen e radhës kundër Nottingham Forest ta shohim në fushë nga minuta e parë. Kualiteti i tij nuk është vënë asnjëherë në diskutim.

SHKARKO APP