Shkëlqeu ndaj Milanit, Eurosport vlerëson Bajramin: Ka dinamit në këmbë!

Nedim Bajrami ishte njeriu kryesor i Empolit mbrëmjen e djeshme teksa shënoi për ekipin e tij ndaj Milanit. Goli i shqiptarit barazoi përkohësisht sfidën në rezultatin 1-1, ndërsa në fund u zhvlerësua nga rezultati 2-4.

22-vjeçari i shkaktoi telashe prapavijës së Milan duke qenë se në fund fitoi edhe një penallti për të tijtë të shndërruar në gol nga sulmuesi Pinamonti. Eurosport e ka vlerësuar shumë pozitivisht paraqitjen e Bajramit duke i vendosur notën 6.5.

“Një goditje në fillim e cila iu “preu gjunjët” kuqezinjve, më pas vjen një tjetër e djathtë që stampohet në traversë. Ka dinamit në atë këmbë”, shkruan Eurosport për Bajramin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?