Shkëlqeu në fundjavë, Manaj në formacionin e javës në Superligën turke

Rey Manaj shkëlqeu me dy gola dhe dy asiste në triumfin 5-2 të Sivasspor për të dhuruar një prej sfidave më të mira në karrierë. Kontribut me 4 gola për skuadrën turke, duke e ndihmuar Manaj që të marrë edhe vlerësimin maksimal.  Sipas ‘Sofascore’, lushnjari meriton notën 9.9, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 21-të në Superligën turke.

Manaj la gjurmë dhe ishte më i vlerësuari në 11-shen e më të mirëve, për t’u pozicionuar në majën e sulmit në formacionin 3-1-4-2. 27-vjeçari goditi dy herë drejt portës, tentativa që u shndërruan në gol.

Dy gola dhe dy asiste për Rey Manaj që ngjitet në kuotën e 6 rrjetave sezonale dhe dy pasimeve kyç për shokët e skuadrës, për të ndihmuar Sivasporin që t’i qëndrojë larg pozicioneve të fundit të renditjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama
Shkëlqeu në fundjavë, Manaj në formacionin e javës në Superligën turke

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?