Shkëlqeu që në duelin e parë, Arsenali firmos me Maldinin shqiptar (VIDEO)
Arsenali së fundmi ka nënshkruar me mbrojtësin e talentuar shqiptar, Maldini Kacurri. Qendërmbrojtësi vjen nga skuadra e Fulham, teksa shquhet për agresivitetet në ndërprerjen e aksioneve.
I aktivizuar te moshat e Shqipërisë U-17, Kacurri ka debutuar dje me ekipin e akademisë së Arsenalit në një duel ndaj Garuda Select.
Gjatë pjesës së parë ai bëri disa ndërhyrje mjaft të mira duke lënë përshtypje shumë pozitive. Futbollisti shqiptar ndihmoi “Topçinjtë” që të fitonin në shifrat 4-1.
Me strukturën fizike që ka, Kacurri përveç se ngjason me legjendën e Milanit, Maldini, mund të themi që mund të jetë pse jo një pasues i denjë për Lorik Canën. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

