Shkëlqim Hajdari mesazh nga “Fadil Vokrri”: Kosovë, bëje sonte historinë për gjithë kombin!
Atmosfera elektrizuese në stadiumi Fadil Vokrri ka tërhequr jo vetëm tifozët, por edhe figura publike, të cilët janë bërë pjesë e kësaj nate historike për Kombëtarja e Kosovës në përballjen ndaj Kombëtarja e Turqisë.
Mes tyre është edhe Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, i cili ndodhet në stadium për të ndjekur nga afër sfidën vendimtare për një biletë në Kupa e Botës 2026.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka përcjellë një mesazh të fortë motivues për “Dardanët”: “Kosovë, ❤️ jonë, bëje sonte historinë për të gjithë kombin 🖐️🇦🇱!”
Mesazhi i tij vjen në një moment kyç për përfaqësuesen kosovare, që synon të shkruajë historinë me një kualifikim të mundshëm në Botëror.
KOHA JONË SONDAZH

