Shkëlzen Doli do të luajë himnin e Kosovës ndaj Anglisë

Ndeshja Kosovë–Angli ka tërhequr vëmendjen e madhe jo vetëm të opinionit në Kosovë, por edhe atij botëror. Mikpritja e jashtëzakonshme e popullit të Kosovës ndaj tifozëve të shumtë anglezë, por edhe flamujt dhe pankartat për mirëseardhjen e “Tre Luanëve” kanë bërë që Kosova të jetë në qendër të vëmendjes nga media britanike.

 

Ndërkohë, organizimi i ndeshjes është duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Me praninë e tij këtë ngjarje Kosova do të nderohet nga violinisti i njohur shqiptar, Shkëlzen Doli. Ai do të bëjë interpretimin e himnit të Kosovës, çka pa dyshim do të jetë emocionuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkëlzen Doli është anëtar i Filharmonisë së Vjenës dhe Operës shtetërore të Austrisë. Ai ka ndjekur me sukses karrierën e një muzikanti klasik, duke ruajtur lidhjet e tij të forta me muzikën autoktone shqiptare, me të cilën ai është rritur dhe edukuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?