Shkëlzen Gashi lojtari i vitit në Zvicër, edhe Xhaka në 11-shen më të mirë
Shkëlzen Gashi, shqiptar, por shpallet futbollisti i vitit i Superligës Zvicerane dhe bashkë me lojtarin tjetër të kombëtares sonë, Taulant Xhaka, formo dyshen kuqezi në formacionin më të mirë të kampionatit zviceran për vitin që lamë pas. Sulmuesi kuqezi fitoi trofeun individual, në kampionatin helvet, duke konfirmuar një vit të jashtëzakonshëm. Pavarësisht suksesit, me shumë modesti, Shkëlzen Gashi , u ngjit në skenë, duke e ndarë këtë çmim me të gjithë. – “Ky trofe është meritë edhe e skuadrave ku unë kam luajtur, e të gjithë atyre njerëzve me të cilët kam punuar. Gjëja më e rëndësishme për mua, është punë, punë dhe vetëm punë!” Gashi sezonin e kaluar u shpall krye-golashënuesi më i mirë i Superligës zvicerane me Grashopers, ndërkohë që ai kryeson aktualisht listën e golashënuesve të kampionatit zviceran, me 11 gola. Futbollisti tjetër i kombëtares sonë, Taulant Xhaka, i cili luan gjithashtu tek ekipi zviceran i Bazel, u vlerësua në bashkë me Gashin pjesë e formacionit më të mirë të vitit 2014, në kampionatin zviceran.
KOHA JONË SONDAZH

