Shkëlzen Gashit votohet për golin më të bukur në Zvicër
Futbollisti i Kombëtares sonë Shkëlzen Gashi po mbyll një sezon fantastik në kampionatin zvicëran me Basel, ku u transferua në verë të vitit të kaluar. Në 35 ndeshje ku është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet, ka mundur të shënojë 25 gola, 21 në kampionat, 3 në Kupën e Zvicrës dhe një në Champions League.
Shumë nga finalizimet e 26-vjecarit, përvecse kanë qenë përcaktuese në shpalljen kampion të Bazelit, kanë mbetur në mendjen e tifozëve të futbollit për mënyrën e realizimit. Kështu, në bazë të një sondazhi të organizuar nga Radio dhe televizioni Zvicëran SRF, goli i Gashit ndaj Thunit është cilësuar se më bukuri i sezonit. Mënyra e ekzkutimit me një digonale në një kënd shumë të ngushtë, e bën këtë finalizim të sulmuesit të kombëtares shqiptare më të votuarin nga ndjekësit e SRF.
Interesant është fakti se edhe goli i dytë më i votuar është shënuar po nga Gashi në ndeshjen me Aaraun. Gjuajtja e kalibruar nga një distancë e largët, pas daljes së portierit, konsiderohet një tjetër vepër arti e sulmuesit shqiptar, që për të dy golat mori 51% dhe 20% të votave, duke qenë ndjeshëm i distancuar nga rivalët.
KOHA JONË SONDAZH

